Policia gjen armë në veri, dyshohet se ishin të një personi që kërkohet për Banjskën

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë  një kontrolli në veriun e Kosovës ka gjetur paicsje për të cilat tha se dyshohet se i takojnë një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë.

“Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:1 Uniformë ushtarake kamufluese,5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtarak, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve,1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik,1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë, dhe 1 dritë rrotative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.” , thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button