Policia gjen mjete ushtarake në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës sot i ka gjetur pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka thënë Elshani./21Media