Policia i shkon në shtëpi Will Smithit, çfarë ndodhi?

Policia në Los Angeles shkoi në shtëpinë e aktorit Will Smith, pasi mori një telefonatë për një dron mbi pronën e tij. Nuk është e qartë se kush e kishte raportuar dronin, por një zëdhënës i policisë tha se policët nuk ishin në gjendje ta lokalizonin dronin.
Zëdhënësi i tha New York Post se një automjet policie vizitoi rezidencën e Smithit në Calabasas pasi mori një telefonatë.
“Por ata nuk ishin në gjendje ta lokalizonin dronin sepse në kohën kur oficerët mbërritën në vendngjarje ai tashmë ishte larguar nga zona”, ka thënë zëdhënësi.
Ishte e paqartë se kush i thirri autoritetet.
“Mund të ketë qenë Smithët ose fqinji i tyre. Sapo e dërguam atë njësi atje për të gjetur vendndodhjen e dronit dhe për të parë nëse kishte një paparac apo çfarë po ndodhte”, ka thënë më tej zëdhënësi.
Përgjigja e urgjencës erdhi disa ditë pasi aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscar. Rock, kishte bërë një shaka pa shije për gruan e Smith, Jada Pinkett-Smith.
Aktori i humorit nuk pranoi të dorëzonte një raport në polici, por Akademia ka nisur një rishikim të incidentit.
Will Smith fitoi çmimin për aktorin më të mirë disa minuta pasi goditi Rock-un, por më vonë i kërkoi falje komedianit, duke thënë se sjelljet e tij ishin “të papranueshme”./21Media

Back to top button