Policia identifikon 3 leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka identifikuar tri leje qëndrimi të një shtetit tjetër, ku dyshohet se të njëjtat janë falsifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”.
Ngjara ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit.
“Gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, kanë hasur një udhëtar me iniciale K.K. viti i lindjes (1997), i cili ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim. Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Rasti, sipas Policisë, është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme./21Media
 

Back to top button