Policia identifikon personin që vendosi afishe provokuese në Mitrovicë, i shqiptohet fletëparaqitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar personin i cili sot ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903”, në Mitrovicë.
Bëhet e ditur se ndaj këtij tij është shqiptuar fletëparaqitje për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” nga person /na të panjohur janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet. Ndaj të dyshuarit A. A., m/k/s, është shqiptuar fletëparaqitje për ‘Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike’”, thuhet në njoftim.