Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq ushtari italian i KFOR-it

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni

KFOR-i dje ka njoftuar se në aksident ka mbetur i vdekur ushtari italian i KFOR’it dhe janë lënduar dy persona një femër shtetase e huaj, si dhe një mashkull kosovar.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se i dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar.

”Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button