Policia jep detaje për aksidentin që e shkaktoi minstrja Hajdari
Policia e Kosovës sot dha detaje lidhur me aksidentin që e shkaktoi dje ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Policia informoi se dje në rrugën Vicianum, në Prishtinë, një e dyshuar femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, goditi viktimën mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, bëri të ditur Policia.
Ndërkohë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka informuar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj. Ajo ka potencuar se ka reaguar menjëherë, derisa ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi./21Media