Policia jep detaje për dy të arrestuarit nën dyshimin për shitblerje të votave
Dy persona janë arrestuar nën dyshime për dhënie ose marrje të ryshfetit ditën e balotazhit në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, konfirmoi të dielën se këta dy persona janë ndaluar nën dyshimin për dhënie dhe marrje të ryshfetit. /21Media