Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për plagosjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti e ka plagosur me armë zjarri një person.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, të shtunën rreth orës 11:04.
Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button