Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për rastin e grabitjes së armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur dje gjatë ditës në Prishtinë.

Sipas policisë katër persona të dyshuar kanë shtënë në drejtim të tre viktimave, punëtor të kompanisë për bartjen e parave.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit dhe një nga viktimat si pasojë e të shtënave me armë kanë pësuar lëndime.

“Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes sipas policisë janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button