Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që dyshohet se ka qenë granate dore e llojit M-75.
Rastin e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëvendrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.
“E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.
Policia sipas tij mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të ofrojë shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit./21Media