Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 34-vjeçarit dhe plagosjen e 30-vjeçares në “Rrugën B” në Prishtinë.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK, ndërkaq vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.
“Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media