Policia jep detaje për vde*kjen e një personi në Prishtinë

Një shtetas i huaj sot rreth orës 10:30 është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete  në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se është se është lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media

Back to top button