Policia jep detaje për vdekjen e të burgosurit nga Peja

Dje rreth orës 07:30 i burgosuri A.S i lindur në vitin 1975 ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të SHSKUK-së.
Ndërsa Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se vdekja e viktimës ka qenë natyrale.
”Nga Klinika është raportuar se viktima mashkull kosovar (i burgosur) i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si ”vdekje natyrale”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Back to top button