Policia jep detaje për vdekjen në Rugovë të Pejës
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi dyshohet se e ka zënë lisi të cilin ishte duke e prerë në pyll.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtupeq të Madh të Pejës, të enjten rreth orës 11:49.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për obduksion./21Media