Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia jep detaje për zjarrin në IML

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë të martë një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas policisë, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

“QKUK – Prishtinë 21.11.2023 – 08:00. Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button