Policia jep detaje për zjarrin në Ulpianë

Lidhur me zjarrin që përfshiu sot hyrjen e një ndërtese banimi në lagjen Ulpiana në Prishtinë, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.

“Zjarri është lokalizuar, është raportuar  vetëm për dëme materiale.”, njoftoi ajo.

08: 55- Përfshihet nga zjarri hyrja e një ndërtesë në lagjen Ulpiana- Prishtinë (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 8:00 në katin e parë të një ndërtese në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Siç raporton gazetari i RTV21 nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

Sipas informacioneve të para nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme të vogla materiale.

Ndërkohë portali rtv21.tv është në pritje të një përgjigje nga policia lidhur me detajet./21Media

Back to top button