Policia jep detaje rreth bastisjes në Leposaviq, konfiskohen afër 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga

Policia në raportin 24 orës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që ka kryer në një bankë dhe në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviq.|

Sipas policisë aty janë konfiskuar miliona dinarë e dhjetëra mijëra euro e dollarë.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, njoftoi policia.

Bastisja në fjalë është konfirmuar të enjten nga Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët. Nga ai vend janë konfisku prova materiale si dokumente, kompjuter, para të gatshme etj dhe ai vend është bllombu” ,ka thënë Elshani./21Media

Back to top button