Policia kap drogë në Podujevë, arreston një person

Policia e Kosovës ditën e sotme ka arrestuar një person në Podujevë, pasi të njëjtit gjatë kontrollit është gjetur marihuanë.
Sipas njoftimit për media nga policia thuhet se në këtë rast është arrestuar një person ku të njëjtit i janë sekuestruar 132,89 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe peshore.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” është zhvilluar një operacion ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike ( 132,89 gram marihuanë), peshore etj”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq ndaj personit të dyshuar, i është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /21Media