Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Aaron Rexhajt

 
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e 22 vjeçarit Aaron Rexhaj.
Ai është i kërkuar për veprat penale: “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: AARON (Halit) REXHAJ i lindur me 05.04.1999  në Gjermani. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge'”, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button