Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një burri

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët në Prishtinë për identifikimin e një personi.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se burri që po kërkohet dyshohet se ka kryer vjedhje.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi i cili kërkohet për vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.