Policia kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të arrestuar Dardan Krivaqën, i cili dyshohet për vrasje të rëndë.
Krivaqa së bashku me tashmë të arrestuarin Arbër Sejdiu, dyshohet për vrasjen e një 18-vjeçareje të dielën në Ferizaj, e cila ishte dërguar pa shenja jete pranë spitalit të këtij qyteti.
“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) Krivaqa, i lindur me 25.08.1992 , adresa: Rruga “Ramadan Rexhepi”, kati V-të , nr # 3-Ferizaj. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestar : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima M.O, e cila ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt, dyshohet se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari Dardan Krivaqa, për motive të ulëta.
Prokuroria ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media
