Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

I kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentaivë”

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Kapllan Dreshajt, i cili është i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentaivë”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.

Personi i kërkuar është:

  • KAPLLAN (Selim) DRESHAJ i lindur me 05.10.1988  në Pejë.

I denuari është i kërkuar për veprën penale:

  • 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE NË TENTATIVË”

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë./21Media

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

;

Back to top button