Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

 
Policia e Kosovës bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Vedat Rudajt i cili akuzohet për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”.
”Me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshohet: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Vedat Fadil Rudaj i lindur me 03.01.2000 në Gremnik- Klinë, i pandehuri është i kërkuar për veprën penale:”Vjedhje e rendë”, është bërë e ditur në komunikatë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button