Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur vajzën e zhdukur dhe të dyshuarin

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të lokalizohen dy persona.
Sipas Policisë viktima është Egzona (Halil) Fetaj 01.06.2008 nga Fshati Janosh Gjakovë.
Kurse, personi i dyshuar është Egzon Krasniqi i lindur me 29.11.1989 i identifikuar me numër personal 1175439044 me banim ne Fshatin Treboviq-Pejë
Viktima në Polici është raportuar si e humbur nga familjarët e saj më 23 shtator në orën 21:00.
Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intezive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por në lidhje më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.
Me datë 24.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.
Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës./21Media 

Back to top button