
Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar në Lybeniq
(Lajm i përditësuar) Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar në Lybeniq Pas disa orësh kërkime është gjetur trupi i personit që ka rënë në gropën e bunarit në fshatin
(Lajm i përditësuar)
Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar në Lybeniq
Pas disa orësh kërkime është gjetur trupi i personit që ka rënë në gropën e bunarit në fshatin Lybeniq të Pejës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ju njoftojmë se është nxjerr trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.
Në përpjekjet për ta nxjerrë personin nga gropa e bunarit përveç policisë dhe zjarrfikësveka ka bërë edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurse në konfirmimin fillestar për këtë rasti Gashi për portalin rtv21.tv tha se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit. /21Media
Përpjekjet për ta nxjerrë personin që ra në bunar në Lybeniq, përfshihet edhe FSK
Përpjektjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës, janë duke vazhduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në konfirmimin paraprak Gashi ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit. /21Media
Një burrë bie në gropën ku po hapej bunari në Pejë, ende s’dihet për gjendjen e tij
Një person ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar në Lypeniq të Pejës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për këtë rast, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe njësitet tjera kompetente.
Gashi shtoi se deri më tani ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, tha ai për portalin rtv21.tv /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






