Policia konfiskon 142 kg kanabis, armë, telefona e laptopë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të gjerë në vazhdën e hetimeve lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte sulmuar vetura e drejtorit të QKUK-së. Sot, më 9 shtator, në zbatim të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë bastisur tri lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Rimanishtë.

Gjatë operacionit janë arrestuar 11 persona dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë armë të zjarrit, municion, pajisje elektronike, pranga, substanca narkotike dhe mjete për kultivimin e tyre.

Nga Rimanishta është konfiskuar një pistoletë, një armë automatike AK-47, 142 kilogramë kanabis dhe pajisje për përpunim.

Policia njofton se ndaj një të dyshuari, F.D., është zbuluar urdhër-arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe ai është dërguar për vuajtje dënimi.

Pas intervistimit, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë.

Back to top button