Policia konfiskon 25 vetura të padoganuara

Në rajonin e Prishtinës, policia konfiskoi 25 vetura të padoganuara

Policia e Kosovës të dielën (21.05.2017) në rajonin e Prishtinës ka identifikuar dhe konfiskuar 21 vetura të padoganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor

Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, ka hartuar planin operativ “Veturat e padoganuara”. Siç raporton policia, plani ka filluar të zbatohet më 21 maj 2017 nga njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe se realizimi i planit është duke vazhduar.

”Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara. Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, njofton policia.

Siç bëhet e ditur, Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e veturave të padoganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi veturat e tilla do të ndalohen dhe sekuestrohen./21Media

Back to top button