Policia konfiskon armë në Vushtrri e Mitrovicë, dy persona dërgohen në mbajtje

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë, një në Vushtrri e tjetrën në Mitrovicë.
Në Vushtrri, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.
“I dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në rastin e dytë, në Mitrovicë janë arrestuar dy persona, nga të cilët është konfiskuar një armë pistoletë me tetë fishekë.
“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”- theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndaj këtyre të dyshuarve është inicuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës”.