Policia mbylli katër lokale të natës, gjetën edhe substanca narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga ora 01:30 pas mesnate deri në ora 04:30, Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës kanë kryer kontrolle në katër klube të natës dhe kabare në Manastir, ku si rezultat i kanë mbyllur katër lokale në Manastir.
Në ato lokale janë gjetur parregullsi, janë gjetur substanca narkotike, certifikata të rrejshme për Covid-19.
”Në dy klube të natës është gjetur drogë (materie pluhur dhe marihuanë) dhe do të parashtrohen padi penale në bazë të nenit 2150 nga Kodi Penal, një person ka përdorur certifikatë të rrejshme për Covid-19 dhe për këtë do të ketë kallëzim përkatës, ndërsa deri tek Prokuroria do të parashtrohet kallëzim edhe kundër pronarit të objektit i cili kërcënuar zyrtarët e policisë dhe zyrtarët e inspektoratit. Gjithashtu do të vijojnë paraqitjet e duhura për shkak se një i mitur është gjetur në një lokal nate pas mesnate dhe janë konstatuar shkelje të ligjit për pirjen e duhanit. 42 persona janë lëshuar në katër objekte të gastronomisë pa certifikatë për Covid-19, këto janë regjistruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe për ta do të pasojnë parashtresat përkatëse. Janë konstatuar raste të mos dhënies sëletrave fiskale, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar 27 shkelje për punë pa kontratë”, thonë mes tjerash nga MPB./Tv21

Back to top button