Policia mbylli katër lokale të natës në Ferizaj
Policia e Kosovës ka mbyllur 4 lokale të natës gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj, në kuadër të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Përveç mbylljes së lokaleve, janë shqiptuar 50 vërejtje policore, derisa brenda 24 orëve janë shqiptuar 169 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
‘’Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokalëve, sidomos atyre klubeve të natës dhe ahengjet, që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që kanë nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktauara nuk respektohen masat Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë’’, thuhet në njoftim./21Media