Policia me aksion ndaj fajdexhinjve në Pejë e Prishtinë

Si rezultat i hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

Policia e Kosovës do të njoftojë lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet, thuhet në komunikatë.

Back to top button