Policia me aksion nën udhëheqjen e Themelores në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Prokuoria njofton se për zhvillimet rreth këtij aksioni “do të njoftoheni me kohë”./21Media