Policia me apel për qytetarët
Policia e Kosovës në Ferizaj njofton se ka marr të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve lidhur me përhapjen e disa zjarreve në disa pjesë të rajonit të Ferizajt.
“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre kanë ndodhur zjarret, do të
ndjeken penalisht nga policia .Në rajonin e Kaçanikut kanë qenë disa vatra të zjarreve por, që pas intervenimit nga zjarrëfikësit të gjitha këto zjarre janë shuar.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk ka asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret.
Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek qytetarët, të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve , të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet . Policia do të jetë e pakompromisë ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrëvënie .Policia, kërkon nga qytetarët bashkëpunim, kushdo që ka ndonjë informacion rreth atyre personave që me dashje kanë shkaktuar zajrrëvënie të lajmërojnë policinë,
stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim.
Policia siguron se të dhënat do jenë konfidenciale./21Media