Policia me apel për shoferët: Vozitni me kujdes në rrugët e mbuluara me borë

Në fundjavë do të ketë reshje bore, ndërkaq u bëhet apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Policia e Kosovës këtë të shtunë u ka bërë apel të gjithë shoferëve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, ka apeluar Policia./21Media

Back to top button