Policia me barkë evakuon një familje në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se me barkë shpëtimi ka evakuuar një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë.
“Sot, më 08.01.2026, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e saj.
Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.”, thuhet në njoftimin e policisë.