Policia me detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Zhelinë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje për vjedhjen e veturës së këngëtarit Adrit dhe Ilirianës, që këta të fundit njoftuan se vetura e tyre e tipit Audi A6 është vjedhur në fshatin Zhelinë.

Siç njoftoi policia, vetura ishte me dyer të bllokuara e me motor të ndezur i parkuar në hapësirat e një objekti hotelierik. Në njoftim thuhet se, dokumentet a pasagjerëve ishin në makinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit
dhe për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button