Policia mohon se Njësia Speciale u ndalua nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet se Njësia Speciale e Kosovës është ndaluar nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për portalin rtv21.tv theksoi se të gjitha njësitet policore janë duke kryer detyrat e tyre në terrren.

“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, tha Kelani.

Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren./21Media

Back to top button