Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia ndalon mbajtjen e një dasme në Gjakovë

 
Policia e Kosovës sonte ka ndërprerë një dasmë që ishte organizuar në fshatin Hereq të Gjakovës, shkaku i mosrespektimit të masave anti-COVID.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shqiptuar gjobë dhe nga lokali ku mbahej ahengu, janë larguar të gjithë mysafirët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button