Policia ndalon një veturë pa targa në Deçan, gjen kokainë dhe armë

Sot rreth orës 14:30 Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë pa targa të markës “Audi” dhe pas kontrollit, dy personave që ishin duke udhëtuar më këtë automejt, u është gjetur kokainë dhe një armë pa leje.
Polcia njofton se bëhet fjalë për 14 qese të vogla me substancë narkotike e dyshuar kokain me peshë 4.1 gram, një pistolet me një karikator dhe një fishek 7.65 mm, 2000 euro para të gateshme.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe prokurori ka marrë vendim që të mbahen në ndalim për 48 orë. Vlen të ceket se i dyshuari i parë është person i njohur për policinë, i cili merret me kultivim dhe posedim të narkotikëve.
“Sot me datë, 10.10.2021, rreth orës 14 : 20, patrulla e stacionit policor për mbikqyrje të kufirit në Ponoshec DRPK ” Perendimi” Gjakovë, derisa kanë qenë në partullim në rajonin e Deçanit, kanë ndaluar automjetin Audi pa targa, me pronar E.K, i cili ishte i shoqëruar me personin A.D, që të dy shtetas kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante si dhe të gjitha veprimet janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent në Pejë./21Media
Back to top button