Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia në aksion, identifikon 31 viktima të kontrabandimit

Policia e Kosovës ka kryer të premten në mëngjes bastisje në pesë lokacione në Prishtinë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore për veprën kontrabandim me migrantë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme – rreth 2 mijë e 220 euro.
Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë. Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button