Policia në aksion, konfiskon mbi 13 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskon mbi 13 kg substancë narkotike dhe arreston tre persona të dyshuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar një operacion policor në dy lokacione të ndara, si pasojë e të cilit ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e mbi 13 kilogramë substancë narkotike si dhe me arrestimin e 3 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

”Pas një  hetimi të realizuar nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë dhe në asistencë të NJRSH-Prishtinë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithsej 4054.8 gramë (4 kg e 54.8 gr.), 4 telefona dhe 113.30 euro, të cilat dëshmi janë fotografuar dhe janë evidentuar nga Krimteknika. Me këtë rast është bërë arrestimi i tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’”, njofton policia.

Me këtë rast janë arrestuar : S.  lindur me 1973, H. lindur më 2001  dhe S. lindur me 1999. ”Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.

Ndërsa, në rastin e dytë, sipas policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas marrjes së informatave se një person merrej me shitblerje të narkotikëve, me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollimin e një shtëpie në Prishtinë, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 11 paketime të mbushura me substancë të  dyshuar  narkotike të  llojit marihuanë me peshë 9374.1 gramë (9kg e 374.1 gr.).

”Identiteti i personit të dyshuar është i njohur për Policinë dhe njësitë relevante policore janë në kërkim dhe hetim të mëtutjeshëm të rastit”, njofton më tutje policia./21Media

 

Back to top button