Policia në aksion, u sekuestuan rreth 18 kg drogë
Pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren, Policia e Kosovës në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur: 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë rreth 18 kilogramë.
Dy të dyshuar kosovarë janë arrestuar, ndërsa një person tjetër gjendet në arrati.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 1 veturë e tipit Renault me targa vendore, 1 veturë e tipit Audi me targa vendore, 2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Sipas Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
