Policia në kërkim të dyshuarit për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri, e plagosur një e mitur

Një e mitur është plagosur në Vushtrri mbrëmjen e së enjtes, pasi që një person shtiu me armë ndaj axhës së tij dhe familjes së tij.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se sipas ankuesit i dyshuari ka shtënë dy herë me armë ndaj tij dhe familjes e ku e plagosur mbeti e mitura, që rezulton të jetë vajza e vëllait.

I dyshuari është arratisur.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar, ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Back to top button