Policia në shkolla gjeti armë e cigare me drogë

Në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri Policia sot ka bërë disa kontrrolle në kuadër të ofrimit të sigurisë në shkolla.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një
cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike.
Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar: Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente. Policia, mbetet e përkushtuar në parandalimin e incidenteve në shkolla dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me autoritetet e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla./21Media

Back to top button