Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia nesër vendos gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës, të martën, më 1 korrik vendos gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se kjo ceremoni nisë në orën 09:00.

Sipas njoftimit, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë nga ky institucion i rendit.

“Nesër, më 1.07.2025, duke filluar nga ora 09:00, vendoset gurthemeli i ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e këtij objekti është mbi një milion euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button