Policia nga nesër fillon zbatimin e vendimeve për masat e reja anti-COVID

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive që nga nesër në realizim dhe implementim të këtyre masave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin anti-COVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë
Policia e Kosovës edhe në këtë rast kërkon nga qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit.
“Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit. Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button