Policia nis hetimet për dëmtimin e një varri

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga persona të panjohur është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj të dielën, e në raportin policor thuhet se prokurori ka iniciuar rast si “dëmtim i varrezave apo kufomave”, derisa hetimet po zhvillohen.

“Ankuesi mashkull kosovar me datën 31.03.2024 ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij. Në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar veprën është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e plotë.

Back to top button