Policia nuk gjeti mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës  nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë Borovci.
Pasditen e së martës, zyrtarë të Rektoratit kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt./21Media

Back to top button