Policia parandalon një konflikt brenda objektit shkollor në Prishtinë

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një konflikt brenda një objekti shkollor në Prishtinë.
Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se disa nxënës e kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjet mes tyre.
“Ndërhyrja me kohë dhe me profesionalizëm, e zyrtarëve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në mes të disa nxënësve. Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjes mes tyre”, bëhet e ditur në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur./21Media

Back to top button